Vitia takon ambasadoren e Luksemburgut

Vitia takon ambasadoren e Luksemburgut

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, njofton Insajderi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “në këtë takim është biseduar për situatën lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin midis Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë në realizimin e projekteve në fushën e shëndetësisë”.

“Ministri Vitia e ka njoftuar Ambasadoren Gomes me angazhimet e MSh-së për të menaxhuar situatën lidhur me COVID-19, procesin e vaksinimit dhe projektet e përbashkëta”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Tutje, në njoftim thuhet se në këtë takim u bisedua për koordinimin e aktiviteteve me qëllim të përballimit të sfidës së pandemisë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës./Insajderi.com