Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka njoftuar se nga Gjykata Speciale janë sjell pajisjet e konfiskuara nga këta të fundit, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Klinku ka thënë se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale janë sjellë në zyrën e OVL UÇK-së nga avokatët e Hysni Gucatit.
“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka shkruar Klinaku./Insajderi.com