“Integrimi harmonik i pakicës maqedonase në Shqipëri”, është një libër që e ka shkruar këtyre ditëve profesoresha maqedonase Marija Dojçe e cila është profesoreshë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, njofton Insjaderi.
Autorja sipas mediave maqedonase, është përcaktuar për publikimin e hulumtimeve të bëra në rajonin e Prespës nga pjesa e Shqipërisë.Autorja është profesoreshë e sociologjisë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë.Studimet deridiplomtike i ka kryer në universitetin e Prishtinës në drejtimin e Filozofisë.
Studimet postdiplomike i ka kryer në Universitetin e Tiranës.“Profesoresha Dojçe, vazhdon të kontribuojë në hulumtimin për përmirësimin poltikës nacionale dhe shkencore dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin psikokulturor ë pakicës në drejtim të popullatës shumicë”, shkrujanë mediat maqedonase, përcjell Insajderi.
Shoqata maqedonase në Shqipëri “Ilinden” apelon deri tek qeveria e Maqedonisë së Veriut që të ndihmojë në botimin dhe përkthimin e librit në gjuhën angleze.
“Apelojmë deri tek qeveria maqedonase që të ndihmojë me financimin për botimin dhe përkthimit e librit të kësaj libre të rëndësishme për maqedonasit në Shqipëri, me qëllim që e njejta të arrijë deri tek lexuesit maqedonas”, apelon shoqata Ilinden. /Insajderi.com