Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Policia  Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasdites Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës për Gazetën Online Insajderi.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e të dyshuarit apo veprimet ndërmarra nga ana e policisë./Insajderi.com