Vitia: Lajmi i publikuar se nuk nënshkruam kontratë për vaksinat është i pavërtetë

Vitia: Lajmi i publikuar se nuk nënshkruam kontratë për vaksinat është i pavërtetë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media e ka përgënjeshtruar lajmin qe është publikuar në media se MSh nuk e ka nënshkruar kontratën me kompanitë Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave anti-Covid, njofton Insajderi.

Ai këtë lajm e ka quajtur të pavërtetë, të dëmshëm dhe dashakeq.

Vitia tutje ka thënë se “ata që vjedhin të dhëna konfidenciale e kanë rrezikuar procesin dhe shëndetin e qytetarëve, duke rrezikuar procesin e sigurimit të vaksinave”.

Më pas ministri i shëndetësisë ka bërë thirrje qe me këtë gjë duhet të merret shteti ka thënë Vitia dhe ka ftuar prokurorinë.

Tutje ai ka sqaruar se MSh-ja e ka formuar një komision për të negociuar për sigurimin e  vaksinave, dhe se ky ekip punon me konfidencialitet të plotë.

Ai ka thënë në fund  se deri më tash është i kënaqur me procesin e sigurimit të vaksinave./Insajderi.com