U gjobitën 1,006 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

U gjobitën 1,006 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

Vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë shqiptuar 1,006 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës,  ka njoftuar se po gjobitin të gjithë qytetarët që nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit.

Përndryshe, Ligji për Pandeminë ka gjithësej 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Kurse, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Insajderi.com