Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga homologu gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës, përcjell Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, Steinmeier ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Osmanin për takim së shpejti.
Tutje bëhet e ditur se presidenti gjerman ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejme në rrugën evropiane.
“Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com