Tetë të vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19

Tetë të vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 498 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej dy mijë e 835 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 101 mijë e 153 dhe dy mijë e 61 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86 mijë e 483 raste. Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 609.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

641 TË SHËRUAR DHE 498 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, April 17, 2021