Daçiq: Idea për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën – histori boshe

Daçiq: Idea për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën – histori boshe

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se idea për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën, është histori boshe, transmeton Insajderi.

Kështu deklaroi ai për TV Pink derisa shtoi se është e nevojshme të hapet edhe një herë një debat publik mbi ndryshimin e Kushtetutës, duke theksuar se ky është ekskluzivisht një ndryshim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.

“Historitë që preambula për Kosovën do të ndryshojë janë histori boshe”, theksoi Daçiç.

Këto deklarata Daçiq i dha derisa njoftoi se konsultat e para të parlamentarëve evropianë me grupet parlamentare të partive në parlament do të fillojnë nesër.

Këto bisedime do të mbahen online dhe do të zgjasin deri më 22 Prill. /Insajderi.com