Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ironizuar me presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, derisa është deklaruar për vendosjen e fotografisë së saj në kornizën ku deri më sot ishte presidenti Hashim Thaçi, njofton Insajderi.
Lladrovci në ‘Kanal 10’ tha se nëse vendoset fotografia e Osmanit në vend të asaj të Thaçit – edhe vetë Osmanit “i vjen mërzi”.
I pari i Drenasit tha se kur t’i vjen momenti do ta vendos në zyrë fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shtuar se është institucionalist.
“Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kut t’i vjen momenti”.
“Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, ka thënë ai. /Insajderi.com