Shefi i BE në Kosovë: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

Shefi i BE në Kosovë: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, në konferencën me rastin e pesë vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, tha se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj, përcjell Insajderi.

Szunyog shtoi se marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

“Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në.  Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, tha Szunyog, njofton EO.

Kurse, zv/kryeministri Besnik Bislimi, deklaroi se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar”, ka shtuar tutje Bislimi. /Insajderi.com