Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka premtuar që kërkesat e tyre do të përpiqet t’i realizojë, transmeton Insajderi.
Sogojeva thotë se pas takimit gjashtë-orësh që kanë pasur me ministrin Vitia, kanë rënë dakord që nga e hëna të rifillojë punën sektori i gastronomisë dhe ai i hotelerisë, por me kufizime.
“Nuk kemi lyp diçka jashtë normales, por kemi lyp ato që mund të realizohen dhe kemi gjetur një ujdi me ministrin aktual Vitia. Në kuadër të kësaj e kemi pasur takimi jo vetëm dje, por edhe më herët dhe na është premtuar që kërkesat do të realizohen. Dje kemi mbajtur takim, para se me u marrë vendimi. Është marrë një vendim i tillë, zgjatja e takimit prej 6 orësh ka dhënë rezultat, zgjatja e orarit të punës ka qenë, falë angazhimit e kemi mundësuar që ministri të pajtohet që të jetë deri në ora 22:00. Në këtë drejtim, jemi zotuar që kërkesat e tyre të shkojnë në vendin e duhur, por dje nuk ka qenë temë kjo. Ne dje kemi pasur temën vetëm hapja e gastronomisë dhe hotelerisë si dhe qendrave tregtare”, ka thënë ai për EO.
Sogojeva ka pohuar se tash e tutje asnjë vendim i Qeverisë që ka të bëjë me vendosjen e masave të reja nuk do të bëhen pa konsultimin e tyre. /Insajderi.com