35 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

35 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Kanë vdekur 35 persona të infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 135 raste të reja nga 841 testime të bëra.

Rastet sipas vendeve, 81 në Shkup, në Tetovë 15, Kumanovë 13, Prilep tetë, Kavadar shtatë, Makedonski Brod tre, Shtip dy, Manastir, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë nga një pacient.

Po ashtu, Instituti për Shëndet Publik kanë regjistruar 900 pacientë të shëruar.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të infektuarve gjithsej ka shkuar në 147 mijë e 229, prej të cilëve 123 mijë e 710 janë shëruar, ndërsa katër mijë e 478 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri të hënën e 19 prill është 19 mijë e 41. /Insajderi.com