Kryesia e Kuvendit mbanë nesër mbledhje, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit mbanë nesër mbledhje, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovë nesër (e martë) do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite për diskutim do të jenë dy pika, përcjell Insajderi.

Përmes një njoftimi për medie, nga Kuvendi kanë bërë të ditur se mbledhja pritet të fillojë në orën 11:00.

Në rend të ditës do të jenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe përgatitjet për seancë të re plenare.

Ky është rendi i plotë i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për Seancë të re plenare:
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  6. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
    5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

    III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Insajderi.com