Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagosi 5 persona me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Pas sulmit ai u neutralizua nga vetë besimtarët dhe kalimtarët e rastit në zonën e Rrugës së Kavajës më pas policia e dërgoi në komisariat.
Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë për News 24 se vet është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami.
Po sipas të atit, djalin e kishte shtyrë drejt fesë islame që në moshë të vogël një hoxhë në zonën e Matit ku banojnë.
Ngjarja ndodhi tek xhamina “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës.
Niko Nikolli ka dhënë dëshminë e tij, ku ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej.
Madje ai tha se djali kishte qenë disa herë në këtë xhami, ku kryente ritualin e faljes, ndërsa më pas kishte shkuar në një tjetër xhami.
babai ndër të tjera tha se djali nuk ishte mirë, ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani./Insajderi.com