Kurti pas takimit me Larry Hnery: Siguria në vend është prioritet i institucioneve

Kurti pas takimit me Larry Hnery: Siguria në vend është prioritet i institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në një komunikate zyrtare, Kurti e falënderoi Henryn për urimin për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri”, është shprehur Kurti./Insajderi.com