Pesë viktima dhe 100 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Pesë viktima dhe 100 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 100 raste të infeksionit.

Ministria tutje ka njoftuar se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102 mijë e 171 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com