Lul Raka tregon pse mjekët po hezitojnë ta marrin vaksinën anti-COVID’19

Lul Raka tregon pse mjekët po hezitojnë ta marrin vaksinën anti-COVID’19

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se disa nga mjekët në Kosovë po hezitojnë që të vaksinohen kundër COVID-19, për shkak të frikës nga efektet anësore, “me theks të veçantë në mpiksjen e gjakut nga vaksina AstraZeneca.

Sipas tij, efekte anësore ka çdo vaksinë.

“Por ethet apo dhembja kalimtare sot është shumë më e lehtë sesa gypi i respiratorit në kujdesin intensive në spitalin Covid nesër! Nëse e krahasojmë rrezikun e mpiksjes së gjakut, e shohim se deri sot janë regjistruar 4 raste mpiksjesh në 1 milionë të vaksinuar. Por, në anën tjetër ky rrezik te përdorimi i pilulave kontraceptive është deri 1200 raste në 1 milionë gra; apo 1763 raste në 1 milionë duhanxhinj dhe së fundmi 165.000 raste të mpiksjes ndodhin në 1 milionë pacientë të cilët janë të sëmurë me kovid”, ka shkruar Raka në profilin e tij në Facebook.

Ai tutje ka pohuar se kjo vaksinë, 21 ditë pas marrjes së dozës së parë, mbron 100% nga vdekja dhe hospitalizimi.

“Deri sot janë vaksinuar miliona njerëz në botë me këtë vaksinë, përfshirë edhe liderë si Angela Merkel e Albin Kurti dhe prijësit e vijës së parë të luftës kundër kovidit në vend në krye me Salih Ahmetin.  Nuk e di çka po presin punëtorët shëndetësorë!”, thuhet tutje në postimin e Rakës.

Lul Raka është vaksinuar sot (e hënë) dhe sipas tij, arsyeja pse këtë nuk e ka bërë më herët, është sepse nuk kanë kaluar ende pesë muaj që kur është shëruar nga kjo sëmundje./Insajderi.com

VAKSINOHU!

Pse nuk jam vaksinuar deri sot?

Sepse ende nuk i kam as 5 muaj nga shërimi prej kovidit dhe në kohën kur…

Posted by Lul Raka on Monday, April 19, 2021