Kryeziu: Dialogu deri sot ka qenë prioritet, por nuk ka pasur qasje serioze

Kryeziu: Dialogu deri sot ka qenë prioritet, por nuk ka pasur qasje serioze

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës,  Përparim Kryeziu ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket prioriteteve në raport me dialogun me Serbinë, njofton Insajderi.

“Prioriteti kryesorë vazhdon të mbetet sigurimi i vaksinave dhe luftimi i pandemisë. Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë dhe me parime, me kornizë të përcaktuar paraprakisht ashtu që të dihen synimet e këtij procesi”, deklaroi Kryeziu në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu wshte shprehur se është e pritshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kërkojnë dialog.

“Është brenda përgjegjësive të tyre që të kërkojnë vazhdimin e dialogut. Qeveria e Kosovës është e gatshme që të mbrojë interesat e shtetit të dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se në të gjitha letër urimet që kanë ardhur nga jashtë, prioritet ishte pandemia, reformat në drejtësi, reformat e integrimeve evropiane.

Sipas tij në këto letra është përmendur edhe dialogu por jo me ndonjë peshë të madhe.

“Kanë rëndësi paragrafët se ku përmendet dialogu”.

Kryeziu thotë se kjo qeveri e ka dialogun me seriozitet për dallim nga qeveritë tjera.

“Qeveria është duke ja dhënë seriozitetin e nevojshëm trajtimit të dialogut. Deri më tani dialogu vazhdimisht është trajtuar me prioritet por jo me seriozitet”, tha ndër të tjera Përparim Kryeziu./Insajderi.com