Mot me vranësira dhe reshje shiu

Mot me vranësira dhe reshje shiu

Mot i vranët dhe me reshje të dobëta shiu parashihet të mbizotërojë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale sot dhe ditëve në vijim do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /Insajderi.com