Ekstradohet shqiptari i dyshuar për vrasje me eksploziv para 3 vitesh në Gjakovë

Ekstradohet shqiptari i dyshuar për vrasje me eksploziv para 3 vitesh në Gjakovë

Një shtetas i Shqipërisë i cili ka kryer një vrasje më datë 14 tetor 2018 në fshatin Smolicë të Gjakovës, duke përdorur armë apo mjet eksplodues, është ekstraduar gjatë ditës së djeshme, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se ekstradimi është bërë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Smolicë, Gjakovë 14.10.2018-08:00.  Në lidhje me rastin më 19.04.2021  nga autoritetet e R. Shqipërisë  është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë,  nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com