Vaksinohet stafi i Qendrës Emergjencës në Prishtinë kundër COVID-19

Vaksinohet stafi i Qendrës Emergjencës në Prishtinë kundër COVID-19

Stafi i Qendrës Emergjente në Prishtinë është vaksinuar të martën me AstraZeneca, përcjell Insajderi.

Isuf Bajrami, kryeshef i shërbimit në këtë qendër, ka njoftuar për vaksinimin e stafit shëndetësore të kësaj qendre duke thënë se ka pasur disa përjashtime të atyre që nuk janë vaksinuar pasi që ata kanë qenë në fazën past-Covid.

“Stafi është vaksinuar ka disa përjashtime që nuk janë vaksinuar për shkak se ka qenë në fazën past-Covid”, tha ai.

Por përveç kësaj, ai tha se kanë pasur edhe dy-tri raste që kanë hezituar të vaksinohen me AstraZeneca, për shkak të lajmeve të shumta rreth efekteve anësore të kësaj vaksine dhe që ata janë duke pritur vaksinat e tjera.

“Janë disa raste që kanë pasur një lloj rezerve duke marrë parasysh që ndaj vaksinës AstraZeneca është bërë anti-propagandë dhe në vendet Evropiane, ndoshta nga frika kemi dy-tri raste që kanë hezituar ta marrin vaksinën duke pritur se do të vijë vaksina Pfizer, Biotech, por mund të themi se shumica janë vaksinuar me dozën e parë dhe presim që në muajin qershor të kompletohet”, shtoi ai për EO.

Bajrami, tutje tha se rreth 60% e stafit të Qendrës Emergjente kanë qenë të infektuar me Covid-19, duke përfshirë dhe atë dhe se njëri prej shoferëve të kësaj qendre kjo ka nderruar jetë nga virusi.

“Ne nga 110 gjithsej punëtorë sa jemi gati në 70 ka arritur numri i të infektuarve dhe se  gati 60% të personelit kanë qenë të infektuar në mesin e tyre edhe unë.Shumica e punëtorëve kanë qenë të atakuar dhe kemi pasur ankesa si çdo pacient tjetër, por ne kemi edhe një viktimë nga ky kolektiv, ka humbur jetën një vozitës, përkundër krejt përpjekjeve që kanë bërë klinikat e tjera punëtori jonë shumë vjeçar ka vdekur”, tha ai. /Insajderi.com