Shqipëri: Pacientët me COVID-19 nuk do të votojnë në zgjedhje

Shqipëri: Pacientët me COVID-19 nuk do të votojnë në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se të infektuarit me COVID-19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, njofton Insajderi.

Në një konferencë të mbajtur për media, Celibashi e mbylli debatin për votimin e pacientëve me Coronavirus, duke thënë se KQZ nuk ka ngritur ndonjë qendër votimi në spitalet COVID për shkak të pandemisë.

“Jo në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur asnjë qendër votimit për shkak të pandemisë. Nuk duam të vëmë në rrezik shëndetin e komisionerëve dhe ata që do merren me këtë proces”, tha Celibashi, raporton ‘tvklan’.

Ndërkohë kreu i KQZ tha se është zgjidhur problemi për votimin e policëve, të cilët do të jenë në shërbim gjatë ditës së zgjedhjeve, por dhe për votimin e të gjithë të burgosurve. /Insajderi.com