Meta – Ramës: Pas 25 prillit unë shkoj në shtëpi, ti në psikiatri

Meta – Ramës: Pas 25 prillit unë shkoj në shtëpi, ti në psikiatri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen e Kavajës ku mbeti i plagosur një person, transmeton Insajderi.

Kryeministri Rama njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste e akuzoi Metën për tensionim dhe destabilizim të fushatës elektorale.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta fajëson Ramën për plagosjen e Sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, Presidenti thotë se pas 25 Prillit ai do të shkojë në shtëpi, ndërsa për Kryeministrin shprehet se “do t’i drejtohet psikiatrisë”.

“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?”, ka shkruar ai.

“Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë? Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?”

“Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore”.

“Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri! Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian! Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë”, shkruan në Facebook Presidenti Ilir Meta”, përfundon Meta./Insajderi.com