Nënkryetari i Bujanocit letër Kurtit: Fati i qytetarëve të Luginës varet nga bashkëpunimi jonë

Nënkryetari i Bujanocit letër Kurtit: Fati i qytetarëve të Luginës varet nga bashkëpunimi jonë

Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka dërguar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i drejtohet se problemet e përditshmërisë në një vend si Lugina, kërkojnë zgjidhje dhe se kjo arrihet vetëm në bashkëpunim ku varet dhe fati i qytetarëve të asaj ane, njofton Insajderi.

Musliu ka përmendur disa tema që kërkojnë zgjidhje, statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, janë disa nga ato problematika.

“Do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë”, ka shkruar Musliu.

Ai u shpreh se është shumë i bindur se Kurti e njeh realitetin e tyre dhe ai uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij si Kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës. /Insajderi.com