MASH nënshkruan vendimin për plotësim-mësimin në arsimin parauniversitar

MASH nënshkruan vendimin për plotësim-mësimin në arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar të marten e 20 prillit, vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje në arritjen e një rezultati si pasojë e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

“Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet në nivelin, I, II dhe III të arsimit parauniversitar”, thuhet në njoftimin për media.

Nxënësit e nivelit të arsimit fillor, klasa I deri V, mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

Ndërsa, nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët nga klasa VI deri IX dhe të arsimit të mesëm të lartë nga klasa X deri XII, mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Mësimi plotësues në objekte shkollore do të filloj nga 3 maj 2021 dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

“Organizimi dhe zhvillimi i mësimit duhet të realizohet në shkollë në përputhje me rekomandimet e institucioneve përgjegjëse (IKSHPK, MSH), për mbrojten nga pandemia COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

Arsimit Kurse planifikimet e shkollave për mësimin plotësues do të dorëzohen nga Drejtoritë Komunale të Arsimit deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të duhet raportojnë dy herë brenda muajit në Inspektoriatin e arsimit. /Insajderi.com