Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar shefit të Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, që t’i bashkohet shteteve të tjera të Bashkimit Evropian në njohjen e Kosovës.
Kurti ka thënë se Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.
Por, nga Ambasada e Sllovakisë në Serbi në një përgjigje për B92 janë shprehur kundër njohjes diplomatike të Kosovës.
“Ju informojmë se qëndrimi i Sllovakisë në çështjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Deri më tani, Sllovakia është shprehur sistematikisht kundër njohjes së Kosovës./Insajderi.com