
47 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 627 të infektuar dhe 765 të shëruar. Të dhënat e publikuara nga MSh-ja i referohen testimit të dy mijë e 865 mostrave.
Numri më i madh i viktimave është shënuar në Shkup, gjithsej 22 të vdekur.
Mosha e personave të vdekur është mes 44 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 148 mijë persona, prej tyre 125 mijë janë shëruar, katër mijë e 556 e kanë humbur jetën, ndërsa afër 18 mijë e 500 janë ende raste aktive./Insajderi.com