Deliu-Kodra i kërkon Graincës ta kthejë mandatin në PDK

Deliu-Kodra i kërkon Graincës ta kthejë mandatin në PDK

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ish-deputetes së kësaj partie, Adelina Graincën e cila së fundmi ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, që ta kthejë mandatin e saj te PDK-ja.

Sipas saj, minimumi i korrektësisë politike që mund të bëjë tani Grainca është që të kthejë mandatin, pasi votuesit e saj nuk kanë votuar për Albin Kurtin, por për rimëkëmbjen e PDK-së.

Ajo ka pohuar se ikja e deputetes së PDK-së, Adelina Grainca dhe kalimi i saj në LVV, ishte joparimore.

“Mendoj që është minimumi i korrektësisë politike, që i është besuar një deputeteje të ardhshme të PDK-së, mandati t’u kthehet votueseve sepse ata nuk kanë votuar për Albin Kurtin por për listën e PDK-së”, ka thënë Deliu-Kodra në “Interaktiv”.

Ajo ka shtuar se ishte vetë Albin Kurti dhe partia e tij të cilët kërkuan nga deputetët e Partisë Sociale Demokrate që t’i kthenin mandatet kur ata u shkëputën nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tani vetë Kurti, siç ka thënë, në mënyrë joparimore i është qasur një të reje në politikë./Insajderi.com