Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Një 21-vjeçar është arrestuar sot (e mërkurë) në Gjilan, pasi dyshohet për grabitje të armatosur në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, grabitja kishte ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku i dyshuari nën kërcënimin e armës kishte grabitur një shumë parash.

“Ndaj personit të dyshuar D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit  është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com