Rreth 400 mijë vaksinime janë kryer deri më sot në Shqipëri

Rreth 400 mijë vaksinime janë kryer deri më sot në Shqipëri

Rreth 400 mijë vaksinime për COVID-19 janë kryer deri më sot në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Siç njofton Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, vetëm të mërkurën janë kryer 13 mijë e 173 vaksinime, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 372.075, shkruan Tch.

Sipas një deklarate të ministres Manastirliu, të dhënë të hënën, në Shqipëri deri më tash kanë mbërritur mbi 700 mijë vaksina të prodhuesve të ndryshëm, si nga SHBA-ja, Britania, Kina e Rusia.

Ndërkohë, në Kosovë deri më tash kanë mbërritur 24 mijë vaksina “Astra Zeneca” përmes programit COVAX dhe janë kryer rreth 20 mijë vaksinime deri të mërkurën në mbrëmje. /Insajderi.com