Hoxhaj për uljen e shtesave të pensionistëve: Vendim skandaloz e nëpërkëmbësh

Hoxhaj për uljen e shtesave të pensionistëve: Vendim skandaloz e nëpërkëmbësh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur “skandaloz”, “të papranueshëm” dhe “nëpërkëmbesh”, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ulur shtesat e pensionistëve, njofton Insjaderi.

Pensionistët për shkak të pandemisë muajve të fundit merrnin nga 30 euro shtesa, por tash do të marrin 10 sosh.

Kështu vendosi ekzekutivi në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mërkurën.

“Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Kreu opozitar, shtoi se “mungesa e dorës së shtetit p ndjehet çdo ditë në çdo familje të Kosovës”. /Insajderi.com

 

Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, 22 April 2021