Zemaj: Në vend se të shpërbleheshin punëtorët shëndetësorë, iu shkurtuan shtesat

Zemaj: Në vend se të shpërbleheshin punëtorët shëndetësorë, iu shkurtuan shtesat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtesat e punëtorëve shëndetësorë, për të cilat është vendosur që të ulen, njofton Insajderi.

Me anë të postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se në vend që të uleshin shtesat e tyre, kjo kategori e punëtorëve do të duhej të shpërbleheshin për punën e tyre.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai shtoi se zvogëlimi i përkrahjes ndaj personelit shëndetësor tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj punëtorëve të cilën këtë përkrahje e merituan.

“Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.

Qeveria të mërkurën e 22 prillit ka marrë vendim për të ndarë shtesa në paga për punëtorët shëndetësorë prej 150 eurosh. /Insajderi.com