Kryediplomati maqedonas Osmani të premten viziton Kosovën

Kryediplomati maqedonas Osmani të premten viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë nesër më 23 prill, njofton Insajderi.

Osmani në Kosovë do të pritet nga nikoqirja e kësaj vizite, homologia e tij – Donika Gërvalla.

Ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij udhëtimi për në Prishtinë, Ministri Osmani do të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë nga kreu shtetëror, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe kryeministrin Albin Kurti. /Insajderi.com