Maqedoni e Veriut: Kërkohet dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë

Maqedoni e Veriut: Kërkohet dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë

Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, e quajnë shqetësuese menaxhimin e pandemisë në Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh numrin e vdekshmërisë dhe vonesën e furnizimit të vaksinave, transmeton Insajderi.

Hysni Ismaili, deputet nga radhët e këtij koalicioni, deklaroi se tempoja e vaksinimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut tregon qartë se sa mbrapa ka ngecur vendi, ndërsa shoi se duhet të pritet edhe shumë vite për imunizimin e plotë të popullatës.

Ai gjithashtu deklaratën e zëvendëskryeministrit Artan Grubi  për sigurimin e pesë milionë vaksinave e quajti tragji-komedi, pasi sipas tij, Grubi nuk e ka të qartë kuptimin e numrit.

“Ne po bëhemi vendi i parë me vdekshmërinë në Evropë, ndërsa i fundit për vaksinim. Sipas një burimit të bllumbergut, ku është paraqitur analiza e vaksinimit të deri tanishëm të popullsisë për shtete, shihet qartë se me këtë tempo siç ka filluar Maqedonia e Veriut ngec shumë pas vendeve të rajonit, madje kur llogaritet faza e kaluar dhe kjo që vijon i bie se për imunizimin e plotë të popullatës në vendin tonë do të duhet të presim edhe 10 vite të plota”, tha Ismaili.

Ai shtoi se pa asnjë mbështetje të qeverisë qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, dhe si përgjegjës i shohin kryesuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Ata si koalicion vlerësojnë se dorëheqja e Venko Filipçes dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, do të ishte e pakta që do të mund të bënin./Insajderi.com