Nga Pakoja e Rimëkëmbjes e hartuar nga Qeveria e Kosovës në tetor të vitit të kaluar, e cila udhëhiqej nga Avdullah Hoti, gjithsej 60 milionë euro u ndanë për 50 biznese, si mbështetje financiare pasi ishin dëmtuar nga pandemia COVID-19.
Në mesin e këtyre bizneseve është edhe kompania “Balkan International SHPK”, drejtor i së cilës është avokati dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha.
Kompania e Berishës, që merret me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ka përfituar jo më pak se 100 mijë euro nga buxheti i shtetit.
100,941,74 mijë euro del të jetë shuma e saktë që kompania e ish-këshilltarit të Mustafës mori nga Qeveria Hoti si ndihmë financiare./Insajderi.com