Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar pasuesin e saj në këtë dikaster, Hekuran Murati, pasi ky i fundit publikoi të enjten një listë me emrat e 50 bizneseve të cilat janë përfitueset më të mëdha nga 60 milionë eurot që kishte ndarë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti si mbështje financiare, njofton Insajderi.
Bajrami ka deklaruar se mjetet financiare janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të punëtorit.
Ajo ka shtuar se këto të dhëna i ka Bashkimi Evoprian dhe se transparenca ka qënë e plotë.
Sipas saj, publikimi i kësaj liste është kërcënim për sektorin privat.
Tutje, këtë veprim të Muratit, ish-ministrja Bajrami e ka cilësuar këtë si kthim të “tytave kah punëdhënësit/tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit”.
“Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfitueseve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar. Ministër, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuuesit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi. Shpërndarja e 60 milionë eurove vitin e kaluar, ka qenë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat”, ka thënë ajo në një postim në Facebook./Insajderi.com
Pasi neglizhoj pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, ministri Murati paska kthyer tytat kah punëdhënësit/tatim…
Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, April 22, 2021