Mbi 103 mijë raste me COVID-19

Mbi 103 mijë raste me COVID-19

103.124 raste me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia.

Prej tyre 2.110 kanë përfunduar me vdekje, ndërsa 89.648 janë shëruar.

Rastet aktive tash janë 11.366, një pjesë të hospitalizuar.

Gjatë së enjtes, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për pesë vdekje, 382 infeksione dhe 507 të shëruar.

Për njëzetekatër orë ishin kryer 3.003 testime.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, pasi gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe 59 infeksione të reja. /Insajderi.com