Kryediplomati gjerman i përgjigjet Vjosa Osmanit: Dialogu me Serbinë është i vendosur

Kryediplomati gjerman i përgjigjet Vjosa Osmanit: Dialogu me Serbinë është i vendosur

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas, ka deklaruar gjatë vizitës në Beograd se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston – për këtë nuk ka nevojë të rivendoset, njofton Insajderi.

Kjo përgjigje e tij erdhi pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me deklaratën e Osmanit e cila ka thënë se “dialogu me Serbinë do të rivendoset”.

“Dialogu tashmë ekziston dhe nuk duhet të rivendoset. Duke pasur parasysh që ky konflikt ekziston, ju nuk duhet të filloni nga e para dhe gjithçka që ishte objekt i negociatave në të kaluarën duhet të përdoret tani, në mënyrë që të arrihen rezultate tani,” ka thënë ai, raporton Kosovo Online.

Ai deklaroi se tash është momenti i duhur që të fillojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është momenti i duhur për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e rezultateve”, u shpreh ai”.

Para që të shkonte në Beograd, ministri i Jashtëm gjerman ishte në vizitë zyrtare edhe në Prishtinë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. /Insajderi.com