Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka dhe kryetari i YTHP-së, Erkan Simitçi, janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën drejt zhvillimit, njofton Insajderi.
Ata këtë bënë të ditur të premten në takim me Kryetarin e Kuvendit, Glauk konjufca, i cili i ka ftuar dhe uruar për Ditën Ndërkombëtare të Turqve.
Gjithashtu, dhe komuniteti turk ka uruar Konjufcën për detyrën e re si Kryekuvendar të Kosovës ku dhe shprehen se do të japin kontribut drejt zhvillimit të gjithanshëm të vendit.
Ndërkohë, Konjufca i ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike, kontributin në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore, si dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Kryetari i Kuvendit, pasi vlerësoi rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit tonë dhe Turqisë, tha se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve. /Insajderi.com