ShSKUK: 584 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

ShSKUK: 584 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

717 pacientë të dyshuar për COVID-19 janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të 22 prillit 2021 të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton Insajderi.

584 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus, kurse 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 564 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar, 222 të konfirmuar me virusin COVID dhe 241 me oksigjeno-terapi.

Kurse, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 426 pacientë, 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 362 të konfirmuar pozitivë dhe 323 me oksigjeno-terapi./Insajderi.com