Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, joserioze, si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të premten mbrëma në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në vendin e njohur si “Fusha e Pajtimit”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, në të cilin të përfshira janë dy vetura të udhëtarëve.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Kanun Veseli nga Zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet relevante të policisë./Insajderi.com