Ish-presidenti Thaçi mbush 53-vjet

Ish-presidenti Thaçi mbush 53-vjet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53-vjet.

Për dallim nga vitet e kaluara, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Nga kjo e fundit ai po akuzohet për vrasjen e rreth 100 personave.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e 2017-ës.

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999./Insajderi.com