Hoxhaj uron ish-presidentin Thaçi me rastin e ditëlindjes: “Lider i pakrahasueshëm”

Hoxhaj uron ish-presidentin Thaçi me rastin e ditëlindjes: “Lider i pakrahasueshëm”

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes së 53-të të tij, njofton Insajderi.

Hoxhaj, në urimin e tij në Facebook, e ka cilësuar Thaçin si një lider të pakrahasueshëm dhe sipas tij, Pavarësia e Kosovës mbanë emrin e tij.

“Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngushtë e të pandashme nga emri i tij”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Ai tutje ka thënë se Kosova është në pritje të tij dhe se “qoftë ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku”.

“Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim”, ka shtuar Hoxhaj./Insajderi