Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së tij të 53-të, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se i uron ditëlindjen Thaçit me shpresë se ai dhe të akuzuarit tjerë në Hagë të lirohen sa më parë.
“Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com