Nga Bosnja thonë se dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve ka origjinën te “kuzhina shqiptare”

Nga Bosnja thonë se dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve ka origjinën te “kuzhina shqiptare”

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç, nuk përjashtoi mundësinë që dokumenti jo-zyrtar i publikuar nga një medium slloven ku flitet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, është me origjinë “nga kuzhina shqiptare”, transmeton Insajderi.

Sipas tij, historia e këtij dokumenti është në dëm të Serbisë dhe se prapa tij fshihet ideja për një “Shqipëri të Madhe”.

“Nuk përjashtohet mundësia që ky dokument të vijë nga kuzhina shqiptare”, tha Radmanoviç.

Ai theksoi se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i vetmi që pranoi të shihte dokumentin, raporton Kosovo Online.

“Pra, bëhet fjalë për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka zgjedhjet më 25 Prill, qëllimi i programit i të cilit është një Shqipëri e Madhe. Nuk ka asnjë diskutim që ‘non-paper’ u krijua në kuzhinën shqiptare me disa struktura inteligjence”, tha Radmanoviç./Insajderi.com