Beogradi vazhdon të dhurojë banesa për serbët e Veriut

Beogradi vazhdon të dhurojë banesa për serbët e Veriut

12 familje serbe në Mitrovicën e Veriut kanë marrë çelësat e 12 banesave, njofton Insajderi

Ky donacion direkt nga Beogradi, për këtë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petat Petkoviq ishte pjesëmarrës në dhurimin e çelësave të këtyre familjeve.

Ai beson se kjo është një dëshmi për investimin e Serbisë në Veriun e Kosovës.

“Ndërtimi i banesave për njerëzit tanë në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon në jetën e tyre dhe mbijetesën në këtë hapësirë”, tha ai, raporton Kosovo Online.

Por, nuk do të ndalen me kaq. Premtuan ndërtimin e 15 ndërtesave me 180 apartamente. /Insajderi.com