Tërmkolli: Po ta donte Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, Kurti nuk do të votonte nesër

Tërmkolli: Po ta donte Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, Kurti nuk do të votonte nesër

Pas lajmit se kryeministri Albin Kurti, do të votojë nesër në Shqipëri, ka reaguar anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli

Në Facebook ka shkruar se nëse Kurti i do shqiptarët dhe Shqipërinë, nesër nuk duhet të votojë.

Tërmkolli tha për Kurtin se edhe pse ky e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kjo për shkak se, sipas saj, Kurti si kryeministër i Kosovës nuk duhet mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër.

“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po ta dojë Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, sado që e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë nesër në zgjedhjet e Shqipërisë”.

“Së pari, sepse si Kryeministër i Kosovës, shtet më vete, nuk po duket mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër më vete, në Shqipëri.”

“Së dyti, situata atje edhe ashtu është mjaft e tensionuar dhe nuk na ka hije që në ç‘farëdo mënyre t’i shërbejmë tensionimit më të madh”.

“Së treti, që mund të jetë e para, kemi shumë punë për të bërë këtu. Njësoj do të vlente kjo edhe për politikanët tjerë të Kosovës që po kapardisen me fotografi nga Shqipëria”, ka shkruar Tërmkolli./Insajderi.com