Rama: Të tregojmë sot se përtej partive politike për ne është Shqipëria

Rama: Të tregojmë sot se përtej partive politike për ne është Shqipëria

Në ditën kur po mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, thotë se së bashku duhet treguar se përtej ndasive dhe partive politike, për ata është Shqipëria, e cila duhet respektuar me mirësjellje shembullore, njofton Insajderi.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook, tha se qytetarët duhet të shprehin bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, ka shkruar Rama.

Qytetarët shqiptarë sot iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e deputetëve për katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. /Insajderi.com