Komuna me aksion për pastrimin e të gjitha rrugëve në Prishtinë

Komuna me aksion për pastrimin e të gjitha rrugëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka angazhuar gjashtë kompani për pastrimin e rrugëve në gjashtë pjesë të qytetit, njofton Insajderi.

Ky aksion i komunës ka filluar të dielën nga ora 10:00.

Menaxheri i mirëmbajtjes për sezonin dimëror, Bujar Abazi, ka thënë se ky aktivitet ka nis si rrjedhojë e kërkesave të shumta nga qytetarët në kryeqytet.

“Komuna e Prishtinës ka organizuar një aktivitet të larjeve të rrugëve për sezonin tashmë të kohërave të nxehta. Arsyeja pse e kemi bërë është për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe nevojës që është krijua për larjen e rrugëve. Këtë aktivitet komuna ka kohë që e ka planifikuar për ta bërë, por për shkak të kushteve atmosferike që kanë mbretërua deri tash dhe temperaturave të ultë, shi dhe borë shpesh na është dashtë ta shtyjmë më vonë deri në krijimin e kushteve”, u shpreh Abazi për EO.

“Janë organizua gjashtë kompani, në gjashtë pjesë të qytetit është duke u bërë pastrimi i rrugëve të qytetit”, shtoi ai.

Abazi thotë se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Ky aksion do të vazhdojë deri në ditët në vazhdim në orarin e mbrëmjes për shkak të qarkullimit më të vogël të automjeteve. /Insajderi.com